Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 15-të Albi Mall Superligës, xhiros së 13-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

KF”Fushë Kosova”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Fushë Kosova-Vushtrria. Në minutën 78- të të ndeshjes, ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë lojtari i KF ”Vushtrria” nr fanelle 20 Daut Maxhuni dhe derisa po largohej drejt zhveshtoreve disa tifozë vendas ”PAMPURAT”, kalojnë rrethojat e stadiumit dhe vërsulen drejt zhveshtoreve, tre nga të cilët hynë në brenda duke tentuar ta sulmojnë lojtarin mysafir, por reagon policia dhe parandalon sulmin. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i FC ” Llapi ” , Kushtrim Shabani nr fanelle 23 dhe nr ID. 000201M97. Në minutën 90+, shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndesshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi – Ferizaj. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtari i FC ” Dukagjni ” , Bleart Tolaj nr fanelle 99 dhe nr ID.002292M00. Në minutën 31 -të, shkakton ndërhyrje të rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini- Malisheva. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF ”Flamurtari” , Landrit Rama nr fanelle 3 dhe nr ID.000790M97. Në minutën 62-të , shan dhe ofendon lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P)- Flamurtari. Bazuar në nenin 40 . paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “ Prishtina “ , Leart Kamberi nr fanelle 4 dhe nr ID 003200M06. Në ndeshjen e javës së 12-të, të Superligës së Kadetëve Prishtina -2 Korriku , ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ferizaj “ , Diellon Brahimi nr fanelle 1 si dhe me nr ID 021304M04. Në ndeshjen e javës së 12-të , të Superligës së Juniorëve Trepca – Ferizaj , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Nderhyrje si lojtar I fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ferizaj “ , Orges Mehmeti me nr fanelle 28 dhe nr ID 001298M04 . Në ndeshjen e javës së 12-të , të Superligës së Juniorëve Trepca – Ferizaj , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyrje). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Hapje e Procedurës :

KF ”Ulpiana ”. Në minutën 15-të , tifozët vendas kanë hedhur fishekzjarre fare pranë gjyqtarit anësor dhe pranë fushës së lojës, ndërkaq në minutat 43 dhe 44, fyejnë në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I KF “ Ulpiana “. Afati datë 11.11.2022 ora 13:00, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat