Rikuperohen dy lojtarë të tjerë nga dëmtimi

Futboll

Rikuperohen dy lojtarë të tjerë nga dëmtimi

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:48
Rikuperohen dy lojtarë të tjerë nga dëmtimi

Vijojnë lajmet e mira për Juventusin nga infermieria.

Pas Chiesa-s, Bremer dhe Di Maria, tashmë trajneri Alllegri do të ketë në dispozicion nga dita e sotme edhe Leandro Paredes dhe Moise Kean.

Të dy futbollistët i janë bashkuar grupit në stërvitje, por ende disi më të distancuar. Vlahoviq dhe McKennie ndërkohë vështirë se do të jenë në këtë sfidë.

Paredes është jashtë formacionit që nga data 21 tetor për shkak të një problemi në bicepsin femoral, ndërkohë që Kean mungoi vetëm në dy ndeshjet ndaj PSG dhe Inter për shkak të një viroze gripale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat