Shqiptari nuk kursehet pas fitores kundër Realit

Futboll

Shqiptari nuk kursehet pas fitores kundër Realit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:08
Balliu

Rajo Vajekano arriti një fitore fantastike përballë Realit të Madridit me rezultatin 3-2 në javën e 13-ë të La Ligës, duke i dhënë kreun e renditjes Barcelonës.

Protagonist ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili nuk i dha shumë hapësira Vinisiusit për të reaguar.

Në një intervistë pas sfidës, Balliu nuk u kursye duke u shprehur se skuadra e tij mund ta pësonte pas minutave të dhëna shtesë.

“I thash arbitrit se mbaroi apo jo, më pas u mendova dhe thashë me vete jo ka dhe tre minuta. Pastaj thash sërish se këta bastardët do na e fusin, por në fund arritëm të fitonim. Për sa i përket penalltisë së përsëritur, thashë me vete se ishte e pamundur që të na linin sërish ta ekzekutonim sepse luanim kundër Realit, por në fund ai e dha”, u shpreh Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat