Hamidi: Besoj në fitore kundër Shkëndijës

Futboll

Hamidi: Besoj në fitore kundër Shkëndijës

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Hamidi

Pas fitores ndaj F.C Voska Sport me rezultatin 6:0 skuadra e FC Shkupi vazhdon garat në Kupën e Maqedonisë. Goglat deshën që në 1/4 finales të përballen me skuadrën nga Tetova, KF Shkëndija.

Para kësaj ndeshje ka folur sulmuesi Walid Hamidi.

“Sigurisht na ndihmoi fakti që ne në këtë xhiro nuk kemi luajtur andaj këtë e shfrytezuam maksimalisht ku jemi pergatitur gjatë gjithë javës me përkushtim të plotë.

Mendoj që kundërshtarin e kemi analizuar ashtu siç duhet, skuadra e Shkëndijes ka kualitet por duke pasur përparësi terenin vendas dhe para tifozëve unë besoj në fitore. Për ne kjo ndeshje është si një finale, shpresojmë të luajmë lojën tonë si dhe do të japim gjithçka nga vetja“, deklaroi Walid Hamidi.

Ndeshja Shkupi- Shkëndija do të zhvillohet më 09.11.2022 (e mërkurë) në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat