Zvicra me tre shqiptarë në Kampionatin Botëror! Ky është emri befasues

Futboll

Zvicra me tre shqiptarë në Kampionatin Botëror! Ky është emri befasues

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Xherdan Shaqiri

Selektori i kombëtare së Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën e futbollistëve për Kampionatin Botëror në Katar. 

Në listën e Yakin janë tre shqiptarë.

Befasi është emri i futbollistit Ardon Jashari i FC Luzern.

Image

Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhala, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, janë në listënm e Zvicrës.

Lista: 

Portierët: Yann Sommer (Gladbach), Gregor Kobel (Dortmund), Jonas Omlin (Montpellier), Philipp Köhn (Salzburg)

Mbrojtësit: Manuel Akanji (Manchester City), Eray Cömert (Valencia), Nico Elvedi (Gladbach), Ricardo Rodriguez (Torino), Fabian Schär (Newcastle United), Silvan Widmer (Mainz), Edimilson Fernandes (Mainz)

Mesfushorët: Michel Aebischer (Bologna), Christian Fassnacht (YB), Fabian Frei (Basel), Remo Freuler (Nottingham), Ardon Jashari (Luzern), Fabian Rieder (YB), Xherdan Shaqiri (Chicago), Djibril Sow (Frankfurt), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Chelsea). 

Image

Ardon Jashari

Sulmuesit: Breel Embolo (AS Monaco), Noah Okafor (Red Bull Salzburg), Haris Seferoviq (Galatasaray), Renato Steffen (Lugano), Ruben Vargas (Augsburg).

Zvicra ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të cilët do të udhëtojnë në Katar për Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Zvicra është në Grupin G Kamerunin, Brazilin dhe Serbinë. Zviceranët me 24 nëntor ballafaqohen me Kamerunin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat