Dëmtimi në “San Siro” fatal

Futboll

Dëmtimi në “San Siro” fatal

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:05
Dëmtimi në “San Siro” fatal

Reece James nuk ia ka dalë të rikuperohet dot për Botërorin Katar 2022, kompeticion që fillon më 20 nëntor me duelin e kombëtares vendase kundër Ekuadorit. Anësori i djathtë i Chelsea, dëmtoi gjurin në sfidën e Champions League ndaj Milanit në “San Siro”, përballje që djemtë e Graham Potter e fituan 0-2.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi londinez ka njoftuar mungesën e 22-vjeçarit, i cili ndodhej në formë shumë të mirë përpara dëmtimit në Milano. James po e priste me padurim pjesëmarrjen e parë në një Kupë Bote, por tani do i duhet të presë edhe katër vite të tjera për të realizuar ëndrrën e tij.

Lojtari i Chelsea debutoi me kombëtaren angleze në tetorin e vitit 2020 dhe deri tani numëron 15 ndeshje me nënkampionët e Europës. Kjo është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Gareth Southgate.

“Tre Luanët” janë pjesë e grupit B në Kupën e Botës bashkë me Iranin, Uellsin dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat