Turp i madh në derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tifozët godasin lojtarët

Futboll

Turp i madh në derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tifozët godasin lojtarët

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 13:46
Tifozët godasin lojtarët

Skandal në ndeshjen Shkupi - Shkëndija.

Ndeshja mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet në kryeqytet, u zhbllokua në minutën e nëntë.

Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në minutën e nëntë, moment që ka shkaktuar zemërim të madh te ultrasit vendas.

Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës. Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në videon e mëposhtme.

Ndeshja është ndërprerë, në fushë kanë zbarkuar edhe forcat speciale, teksa delegatët e ndeshjes theksojnë se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi.

Raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në disa raste personazhe të ndryshme të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat