Bayern s’heq dorë nga Harry Kane

Futboll

Bayern s’heq dorë nga Harry Kane

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Bayern s’heq dorë nga Harry Kane

Bayern Munich duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane.

Gjiganti i Bundesligës gjermane, sipas mediave të atjeshme, është rikthyer sërish kah sulmuesi i ‘Spurs’.

Kane verën që lamë prapa, ka qenë objektiv i ‘bavarezëve’, por lojtari ishte i vendosur të qëndrojë në skuadrën e Antonio Contes të paktën edhe këtë sezon të garave.

Megjithatë, klubi nga Munich sërish do të hedhet në sulm për reprezentuesin anglez, pavarësisht formës së mirë që po shfaq Eric Maxim Choupo-Moting.

Drejtuesit e Bayernit, thuhet se verën e ardhshëm përsëri do të provojnë të bindin Kane-n që t’i bashkohet skuadrës së Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat