“100 zogj kundër 1 luani”, tifo-grupi “Ballistët” reagojnë

Futboll

“100 zogj kundër 1 luani”, tifo-grupi “Ballistët” reagojnë

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Pamje nga incidenti

Ballistët, tifo-grupi që mbështet Shkëndijën e Tetovës, ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me skenat e turpshme të ndodhura në duelin e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e nëntë. Por goli tyre nuk u prit mirë nga pjesëtarë të Shvercerave, grupimit që mbështet kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

Ultrasit kryeqytetas sulmuan lojtarët e ekipit mik, fusha u përfshi nga skena të frikshme, ndërkohë që nuk mungoi zbarkimi i forcave speciale për të rikthyer qetësinë në vend. Ndeshja u ndërpre dhe është marrë vendimi zyrtar që të mos luhet.

“100 zogj pulash kundër 1 luani !!! për 30 minuta nisemi me vetura private dhe takohemi tek pikpagesa e zhelinës!

Ti presim djemt e sharrit masovikisht!!! shkëndija më shumë se një klub!!!”, lexohet në postimin e Ballistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat