Kaos, publiku në fushë! Ja si i goditen lojtarët shqiptarë në Maqedoni 

Futboll

Kaos, publiku në fushë! Ja si i goditen lojtarët shqiptarë në Maqedoni 

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Policia rrethon fushën

Askush nuk e ka pritur një turp kaq të madh në ndeshjen mes dy skuadrave më të mira shqiptare, kampionit Shkupi dhe Shkëndijes së Tetovës.

Turpi e mbuloi stadiumin në Çair, disa tifozë të Shkupit, “Shvercerët”, futen në fushë dhe godasin me shqelma e grushte disa lojtarë të Shkëndijes,

Në vend që të jetë festë futbolli në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndeshja u ndërpre.

Image

“Skena të pahijshme në Çair në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje që zgjati vetëm 10 minuta.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 10-të të takimit, për shkak të kaosit të krijuar nga tifozët e Shkupit menjëherë pasi mysafirët kaluan në avantazh me golin e Dashmir Elezit.

Pas golit të shënuar, Elezi ka provokime në tribunën e tifozëve të Shkupit, e cila ka pasuar me pushtim të fushës nga disa tifozë vendas dhe më pas kaos të plotë me konfrontime fizike mes futbollistëve dhe disa tifozëve. 

Image

Pak më vonë, pasi treshja e gjyqtarëve u tërhoq në dhomat e zhveshjes, pjesëtarët e njësive speciale të policisë i tërhoqën futbollistët e Shkendijës në dhomat e zhveshjes, ku u sulmuan sërish me mjete piroteknike nga tifozët vendas. 

Image

Më pas, lojtarët e Shkupit, pas rreth dhjetë minutash janë tërhequr në dhomat e zhveshjes, tashmë do të ketë epilog në “tavolinën zyrtare””, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “Ekipa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat