Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në udhëtim, ndaj Luzernit, në takimin e mbetur të javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.
Shënues: Males (6’ – nga penalltia), Fink (87’).
Futbollistët Taulant Xhaka e Andi Zeqiri u paraqitën standardë për Baselin. Xhaka dhe Zeqiri u zëvendësuan në minutën e 72-të.
Ardon Jashari luajti standard dhe Lorik Emini u paraqit nga minuta e 61-të.
Jashari u zëvendësua në minutën e 81-të
Baseli renditet në vend të tretë me 21 pikë dhe Luzern në të pestin me 20.