Drejtuesi i lartë i kampionëve të Italisë: Milani shkon larg edhe pa mua!

Futboll

Drejtuesi i lartë i kampionëve të Italisë: Milani shkon larg edhe pa mua!

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Ivan Gazidhis

Më 5 dhjetor kontrata e tij me Milanin përfundon. Ivan Gazidhis ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë. 

Lajmin e ka njoftuar klubi nëpërmjet një komunikate për mediat, teksa është konfirmuar edhe nga presidenti Paolo Skaroni. Gazidhis, ndërkohë, me anë të një letre të hapur ka zyrtarizuar largimin e tij nga kuqezinjve pas 4 vitesh bashkëpunim.

“Do të largohem nga Milani pas katër viteve të mrekullueshme dhe sfiduese.

Nëse klubi sot është në një pozitë më të mirë se kur erdha unë, kjo ka ndodhur tërësisht falë të punës së të gjithë njerëzve që më rrethuan: nga pronarët, te presidenti ynë, te trajnerët tanë, te stafi teknik, te drejtorët sportivë, lojtarët, skautët dhe analistët tanë.

Kam pasur privilegjin të punoj më bashkëpunëtorët e jashtëzakonshëm, që japin gjithçka për Milanin dhe i falënderoj. Nuk kam asnjë dyshim se këto vlera themeluese, të përcjella nga të gjithë njerëzit e klubit, do ta shtyjnë Milanin drejt objektivave të reja në vitet në vijim.

Në fund, dua të dërgoj një falënderim të veçantë për tifozët tanë. Do të mbaj gjithmonë në zemër se si më kanë mbështetur gjatë sëmundjes. Ata meritojnë shumë. Së shpejti do ta lë detyrën time në Klub, por Klubi do të mbetet gjithmonë brenda meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat