Bunjaku reagon pas incidentit

Futboll

Bunjaku reagon pas incidentit

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:39
Bunjaku reagon pas incidentit

Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku ka dënuar incidentin që ndodhi në stadiumin e Çairit në ndeshjen derbi kundër Shkëndijës së Tetovës, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse pritej një festë e vërtetë në stadiumin e Çairit, disa tifoz të papërgjegjshëm u futën në fushë për të sulmuar futbollistët mysafir, pas atij goli dhe provokimi të Dashmir Elezit në mëinutën e 9-të.

Mirëpo pavarësisht gjithë asaj që ndodhi në terren, Bunjaku thotë se ngjarjet e tilla nuk e kanë vendin në fushat e blerta.

“Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…

Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori,traditë dhe kultur.

I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli,unë nuk dua kësi lloj fitore,kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…” – ka shkruar Bunjaku në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Për shkak incidentit, Komisioni i Garave pranë FFM-së vendosi që ndeshjen ta regjistrojë me rezultat zyrtarë 3:0 në favor të skuadrës së Shkëndijës, derisa Komisioni Disciplinor në një afat të pacaktuar vendosi që FC Shkupi ndeshjet si vendas ti zhvillojë 100 km larg Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat