Juventusi importon tre pikë nga Verona

Futboll

Juventusi importon tre pikë nga Verona

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Juventusi importon tre pikë nga Verona

Juventusi  siguroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A, madje pa pësuar gol, në javën e 14-të të elitës së futbollit italian.

“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi në minutën e 60-të sfidën me Veronën në transfertë falë golit të Moise Kean.

Në fakt, 22-vjeçari pati edhe pak fat në përmbylljen e aksionit, pasi topi i goditur prej tij fillimisht i devijua nga një mbrojtës më pas përfundoi në rrjetë, edhe pse u prek nga portieri.

Në minutën e 84-t, gjyqtari vërshëlleu duke bërë meshenjë nga pika e bardhe e penalltisë, por festa e lojtarëve vendës zgjati shumë pak, pasi nga verifikimi i pamjeve në sistemin VAR kryesori e anuloi vendimin.

Në minutat shtesë Alex Sandro e ka Juventusin në inferioritet numerik, po ishte shumë vonë që Verona të shmangte humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat