Real Madridi i rikthehet fitoreve 

Futboll

Real Madridi i rikthehet fitoreve 

Nga: K. G. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 23:22
Real Madridi

Real Madridi i rikthehet fitoreve në Kampionatin e Spanjës. 

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Cadiz, në kuadër të javës së 14-të.

Kampioni në fuqi ka hedhur pas shpine humbjen si mysafirë me rezultat 3:2 nga Rayo Vallecano gjatë javës që lamë pas.

Militao në minutën e 40-të e Kroos në atë të 70-tën, ia siguruan fitoren Realit.

Perez në minutën e 82-të realizoi për Cadiz. 

Barcelona kryeson me 37 pikë, duke lënë pas Realin me 35 dhe Cadiz është i 19-ti me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat