Gazetarët e pyesin trajnerin se përse la jashtë Sergio Ramos, Enrique i çudit

Futboll

Gazetarët e pyesin trajnerin se përse la jashtë Sergio Ramos, Enrique i çudit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:47
Gazetarët e pyesin trajnerin se përse la jashtë Sergio Ramos, Enrique i çudit

Spanja ka publikuar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar për në Botërorin e Katarit.

Ka pasur jo pak polemika sa i përket mungesës së De Geas, Sergio Ramos dhe Alcantara. Sigurisht që interesi i publikut ishte mbi Ramos që është kthyer në lojtar të rëndësishëm te PSG.

Teksa gazetarët kanë kërkuar më tepër shpjegime nga trajneri Enrique, ky i fundit i ka çuditur me përgjigjen e dhënë. “Unë kam një rregull.

Ai është që të mos flas për futbollistët që nuk janë në listë. As tani nuk do të flas për dikë që nuk është në këtë listë.

Këta janë 26 futbollistët më të rëndësishëm dhe do të flasim vetëm për ta sot”, tha Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat