Një turk për Kombëtaren Shqiptare

Futboll

Një turk për Kombëtaren Shqiptare

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:09
Një turk për Kombëtaren Shqiptare

Pjesë e Shqipërisë së 21-vjeçarëve të Shqipërisë është bërë dhe Arda Kurtulan, sulmuesi 19-vjeçar i lindur në Stamboll, që ka qenë pjesë e Fenerbahces, por që ka zgjedhur ngjyrat kuqezi falë origjinës, por edhe lidhjeve personale të vetë Bushit.

“Arda Kurtulan është risi, sepse ka qenë lojtar i ekipit të Fenerbahçes dhe ka debutuar si lojtari më i ri i gjithë kohërave në kampionatin turk me Fenerbahçen. Është një supertalent dhe mendoj se do t’i shërbejë futbollit shqiptar. Luajti kundër nesh me Maqedoninë e Veriut.

Unë dhe i ati i tij kemi luajtur futboll bashkë në Turqi dhe kjo është një lidhje që e bëri të vijë te Shqipëria. Unë dua të falënderoj Ardën, familjen e tij për zgjedhjen që bëri, pasi prejardhja e tij është nga Shkupi. E falënderoj që u bë pjesë e Shqipërisë dhe mendoj se do të jetë një lojtar me shumë vlera që do t’i shërbejë ekipit të parë.”

Disa vite më parë Bushi goditi në shenjë kur tha, një ditë do të themi jemi nga vendi i Brojës, këtë herë tekniku jep një tjetër emër për ta pasur në listë nga të rinjtë kuqezinj.

“Me Arda Kurtulan forcohemi shumë në sulm. Jemi ekip i mirë dhe shpresoj mos të kemi mungesa.

Dua të veçoj edhe Pajazitin që vjen nga Fulhami dhe është lojtar me nivel shumë të lartë që do t’i shërbejë Shqipërisë për shumë vite. Mund ta krahasoj me Demollarin. Një lojtar shumë cilësor, do ta shihni me U-21 dhe shumë shpejt mendoj se do të jetë te Kombëtarja A".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat