Guardiola tregon problemet që vijnë me Botërorin

Futboll

Guardiola tregon problemet që vijnë me Botërorin

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Guardiola tregon problemet që vijnë me Botërorin

Mançester Siti ka mësuar sot emrin e skuadrës që do të ketë përballë në turin tjetër të Kupës së Ligës dhe fati e ka vënë përballë Liverpulit të Jurgen Klop. Një situatë e pazakontë për të dy skuadrat pasi ndeshja mes tyre luhet pak ditë pas finales së Botërorit dhe ata nuk dinë se sa futbollistë do të kenë në dispozicion dhe çfarë forme do të kenë.

Vetë Pep Guardiola ka pranuar se ditët pas aktiviteti, do të jenë problematike për shumë skuadra, duke bërë ironi se mund të kthehet edhe ai në fushën e lojës për shkak të mungesave.

“Të shohim se si përfundojnë Botërorin. Do të shohim se sa lojtarë kemi dhe në cilat kushte do të kthehen. Gjithçka do të varet nga mënyra se si e mbyllin kohën me kombëtaret. Jurgen Klop do të luajë si mesfushor krahu dhe unë në qendër. Nuk e di se sa lojtarë do të kemi në dispozicion.

Për fat të keq, Rijad nuk do të shkojë në Botëror. Erling, Serxhio dhe Riko gjithashtu. Lojtarët, ekipet e të cilëve nuk kalojnë fazën në grupe, mund të luajnë kundër Liverpulit, por ta shohim.

Pas Botërorit do të stërvitemi dhe përgatitemi për ndeshjet. Do të mblidhemi bashkë e do të flasim, të shohim se si janë kur të kthehemi nga Abu Dabi, ku do të mblidhemi me ekipin e dytë për t’u stërvitur me ta. Kur lojtarët të kthehen, do të përgatitemi për të luajtur ndaj Liverpulit, më pas kundër Lidsit, do i shohim gjërat nga dita në ditë”, theksoi Guardiola para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat