Mourinho synon transferimin e Zahas

Futboll

Mourinho synon transferimin e Zahas

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:07
Mourinho synon transferimin e Zahas

Sipas gazetës italiane, La Repubblica, Jose Mourinho dëshiron që të nënshkruajë me Wilfried Zaha në Romë pasi që ai është lojtar i lirë, megjithatë Real Madridi mund ta rikthejë përsëri trajnerin portugez në kryeqytetin spanjoll nëse Carlo Ancelotti pensionohet

Mourinho nuk është duke kaluar momente të mira në Romë pasi pati një fillim të sezonit. Giallorrossi humbet derbin nga Lazio dhe nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 kundër Sassuolos të mërkurën kurse Special One fajësoi njërin nga lojtarët e tij – më shumë mundësi Rck Karsdorp – të cilit i sugjeroi të largohet në janar.

Sipas La Reppubblicas, dyshimet e para për Special One kanë filluar të shfaqen te Roma pasi që pronarët e skuadrës nuk janë duke e diskutuar zgjatjen e kontratës me trajnerin e cila skadon më 2024.

Mbetet të shihet nëse Mourinho është i interesuar që ta zgjasë kontratën e tij me skuadrën pasi që gazeta raporton që Florentino Perez mund të tenton ta rikthen Mourinhon në verë, duke i ofruar atij punën si trajner në Real Madrid nëse Carlo Ancelotti largohet nga klubi dhe pensionohet.

Deri me sot, nuk ka negociata në mes të Mourinhos dhe Madridit, njëri nga ish klubet e tij.

Në të kundërtën, Special One është i fokusuar te Roma dhe është duke kërkuar që ta sjell Zahan si lojtar pa kontratë në qershor.

Sulmuesi anglez është një synim i gjatë për Mourinhon madje edhe nëse 29 vjeçari dëshiron të qëndrojë në Premier Ligë, prezenca e Special One në Olimpico mund ta josh atë që të ndërrojë mendje dhe të largohet jashtë vendit.

Kontrata e Zahasë me Crystal Palace përfundn në verë, kështu që ai mund të shkruajë parakontratë me çdo klub qysh në janar para se të largohet si transfer i lirë në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat