Nga futbollist në polic

Futboll

Nga futbollist në polic

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:13
Nga futbollist në polic

Ish-sulmuesi i Lestër Siti, Tomi Rajt ka pësuar një ndryshim dramatik që nga pensionimi duke ndërruar dhomat e zhveshjes me qelitë. Ai ka luajtur 350 ndeshje dhe ka shënuar 66 gola me klube të ndryshme.

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, ai është bërë oficer në Policinë e Lestërshire.

Duket se Rajt ishte i përshtatshëm për të qenë oficer policie që nga fillimi i karrierës së tij, pasi ka deklaruar se sa herë kishte situata armiqësore ai ndodhej aty për ti zgjidhur ato.

“Unë kam qenë gjithmonë i mirë në trajtimin e situatave armiqësore për shkak të lojës para mijëra tifozëve në atmosfera të nxehta.

Dhe kur zënkat shpërthyen në tunele kur luaja, unë do të isha gjithmonë paqebërësi edhe në atë kohë”, ka deklaruar Rajt.

38-vjeçari së fundmi është emëruar edhe kapiten i ekipit kombëtar të policisë britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat