FIFA do të publikojë statistikat për të gjitha ndeshjet ‘Katar 2022’

Futboll

FIFA do të publikojë statistikat për të gjitha ndeshjet ‘Katar 2022’

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:44
Wenger

Botërori i Katar 2022 nuk do të jetë i veçantë vetëm për periudhën në të cilën do të zhvillohet.

Zyrtarë të lartë të FIFA-s zbuluan sot se do të ndihmojnë tifozët të kuptojnë më mirë lojën duke bërë publike të dhënat e të gjitha ndeshjeve që do të luhen në shtetin e vogël.

“Secila ndeshje do të shpjegohet më mirë nga analiza dhe grafika të FIFA-s. Statistikat dhe të dhënat do t’i ofrohen shikuesve para dhe pas ndeshjeve, do të jenë një vlerë e shtuar për Botërorin”, tha një zyrtarë i lartë i FIFA-s .

“Qëllimi ynë është që të bëjmë lojën e futbollit edhe më të kuptueshme nga tifozët”, nënvizoi Arsene Wenger, i cili është përgjegjës i zhvillimit të futbollit në këtë organ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat