Shtatë gola në Londër, Tottenham mezi fiton sfidën e çmendur 

Futboll

Shtatë gola në Londër, Tottenham mezi fiton sfidën e çmendur 

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:53
Pamje nga ndeshja

Është mëkat që Leeds mbetet duarbosh në Londër. 

Leeds të paktën e ka merituar një pikë por fati sportiv ia ktheu shpinën.

Tottenham nëpër vrimë të gjilpërës ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Leeds, në takimin e javës së 16-të në Premier League.

Leeds ka avancuar me 0:1, 1:2, 2:3 por në fund mposhtet me 4:3.  

Kane (25'), Davies (51'), Bentancur (81' e 83') shënuan për spursat dhe Summerville (10'), Rodrygo (43' e 76') për Leeds.

Futbollisti Adams i Leeds, në minutën e 87-të u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. 

Tottenham zë vendin e tretë me 29 pikë e Leeds është i 14-ti me 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat