Një tjetër futbollist refuzon pjesëmarrjen në Botëror

Futboll

Një tjetër futbollist refuzon pjesëmarrjen në Botëror

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 18:21
Një tjetër futbollist refuzon pjesëmarrjen në Botëror

Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror është një mundësi që ndoshta të vjen vetëm një herë në jetë, por ka futbollistë të cilët e refuzojnë këtë mundësi, sado e çuditshme që të duket. Pak ditë më parë, bëri bujë rasti i Kristian Volpato, 18-vjeçarit të Romës i cili refuzoi një ftesë nga Australia për të qenë në këtë aktivitet. Sot, është mësuar për një tjetër rast të ngjashëm.

Volpato refuzoi ftesën e Australisë, duke shpresuar që  në të ardhmen të bëhet pjesë e Italisë dhe të luajë me të në një aktivitet të tillë. Po kështu e mendon edhe Kallum Hadson-Odoi, i cili ka refuzuar një ftesë nga Gana për të luajtur në Katar 2022, edhe pse u injorua nga Anglia.

Mesfushori i Çelsit, i huazuar këtë vit te Bajer Leverkusen, ka luajtur tre ndeshje me “tre luanët”, por të gjitha këto paraqitje i ka bërë nën moshën 21-vjeçare ndaj mund të ndryshonte përsëri kombëtare.

Pasi emri i tij mungoi në listën e Anglisë për turneun, Gana, e cila e kishte kontaktuar prej kohësh, u përpoq të përfshinte lojtarin në listën e saj.

Por ky i fundit i tha përfundimisht “jo” përfaqësueses së vendit nga ka origjinën, pasi dëshiron të luajë vetëm për Anglinë, duke humbur kështu mundësinë që të luante në Botëror që në moshën 22-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat