Talenti nga Shkupi shkëlqen tek Albion

Futboll

Talenti nga Shkupi shkëlqen tek Albion

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:26
Talenti nga Shkupi shkëlqen tek Albion

Sot (e shtunë) ka përfunduar gjysmësezoni i parë në Ligën e Fëmijëve, gjenerata 2011. Sulmuesi i talentuar i Albion FC nga Shkupi, Erduan Miftari, shënoi 22 gola duke e bërë golashënuesi më i mirë për dy vite rreshtë, shkruan Open-TV.

Albion FC është shpallur kampion vjeshtor me 27 pikë, ku nga 10 ndeshje të luajtura kanë 9 fitore dhe 1 humbje.

Ai është i lindur më 2 korrik 2011 në Shkup. Ka nisur të merret me futboll që në moshën 5 vjecare, respektivishtë në vitin 2016 te FC Neë York ku për trajner e pati Afrim Bajramin.

Te FC Neë York qëndroi një vit, kurse më pas kaloi te Volkovo, ndërsa trajner i tij ishte Zoran Nakov.

Nën urdhrat e këtij të fundit ishte plotë 3 vite, ndërsa tani në dy vitet e fundit është pjesë e Albion FC, trajner i së cilit është Kujtim Mustafa.

Albioni ka shumë dëshirë që një ditë të luaj për Bayernin e Munichut, ndërsa lojtarë i preferuar i tij është Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat