Islami: Jemi të motivuar maksimalisht ndaj Malishevës

Futboll

Islami: Jemi të motivuar maksimalisht ndaj Malishevës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:39
Islami

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Drita e Gjilanit, kërkon fitore në duel me Malishevën, në përballjen që luhet nesër në orën 13.00 në fushën ndihmëse në Gjilan, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drita ka përparësinë e terrenit, ndërsa Malisheva shpreson në befasi.

Drita kryeson tabelën me 32 pikë, ka tre ndeshje dhe pesë pikë më shumë se Ballkani dhe Malisheva renditet në vend të tetë me 18 pikë.

Futbollisti i Dritës, Drilon Islami, tha se atmosfera brenda skuadrës është e mirë dhe secili po e kërkon dhe jep maksimumin.

“Dihet që derbi është i pa parashikueshëm dhe sigurisht kishim dëshirë të fitojmë, por megjithatë nuk e humbëm.

Nuk mungoi mobilizimi apo angazhimi në ndeshje, por gjërat nganjëherë nuk shkojnë sipas planifikimeve.

Nesër jemi të motivuar maksimalisht në ndeshjen ndaj Malishevës dhe shpresoj t’i kthehemi fitoreve dhe kreut të tabelës”, ka thënë Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat