Zaharievski: Shfrytëzuam rastin kyç në betejën taktike me Shkëndijën

Futboll

Zaharievski: Shfrytëzuam rastin kyç në betejën taktike me Shkëndijën

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:32
Zaharievski

Struga Trim Lum fitoi derbin në shtëpi ndaj Shkëndijës dhe me një gol rriti avantazhin në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.

Trajneri vendas Srxhan Zaharievski ka folur pas ndeshjes ndaj tetovarëve.

“Kjo ishte më shumë një ndeshje taktike sesa cilësore, në të cilën shfrytëzuam shansin tonë, i cili në fund rezultoi vendimtar në fitoren ndaj Shkëndijës”, tha ai.

Hristijan Maleski ishte fatal për Shkëndijen. Goli i tij në pjesën e parë ishte vendimtar në duelin buzë liqenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat