A ka pas vend për Armend Thaqin në kombëtaren e Kosovës, flet Driton Latifi

Futboll

A ka pas vend për Armend Thaqin në kombëtaren e Kosovës, flet Driton Latifi

Nga: K. Goca Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:38
Driton Latifi

Futbollisti Armend Thaqi është lojtar i dëshmuar, kjo u pa edhe me Ballkanin e Therandës në ndeshjet ndërkombëtare, sidomos në fazën e grupeve të Conferece League.

Mbrojtësi Thaqi - luftëtar dhe motivues i madh i kampionit të Kosovës, vendimtar në disa ndeshje në Conference League. 

Ka shumë polemika për Thaqin që nuk u ftua në kombëtare nga selektori Alain Giresse për ndeshjet miqësore të nëntorit kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe. 

A mendoni se ka pas vend edhe për Armend Thaqin në kombëtare dhe pse? 

“Thaqi besoj se e ka kaluat fazën e testimit.

Ai tashmë ka shënuar paraqitje edhe me kombëtaren edhe me ekipin e tij, Ballkani, ka pasur një paraqitje fantastike në Evropë, ka pasur më shumë lojë ndërkombëtare se të grumbulluarit. 

E vërtetë janë disa lojtar që edhe më herët ose së fundi janë paraqitur, por kanë pasur mungesa në paraqitje të klubet e tyre apo besoj se janë përzgjedhur për ndeshje ritmi të lojës”, tha Latifi për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat