Festë kuqezi në Dusseldorf, Kosova demolon edhe TuS Gerresheim-in

Futboll

Festë kuqezi në Dusseldorf, Kosova demolon edhe TuS Gerresheim-in

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:56
Festë kuqezi në Dusseldorf

Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur në Bezirksliga, duke shënuar fitoren e gjashtë rresht.

Djelmoshat kuqezi me një lojë me ritëm të lartë, demoluan me rezultat 4:1 ekipin TuS Gerresheim, në kuadër të javës së 14-të. 

Futbollistët e Kosovës e administruan lojën në mënyrën më të mirë dhe në 45 minutat e parë avancuan me rezultat 1:3.

Image

Ata qysh në minutën e 4-të pësuan gol, duke shënuar Stutz por ky gol veç ka elektrizuar Kosovën e Dusseldorfit dhe në minutat në vazhdim përmbysin rezultatin.

“Fitore më se e merituar për klubin tonë

Me golat e shënuar nga Rilind Salihi (14’) Shiqeri Alili (15’) Aljusan Jasharov (25’) dhe Naser Ilazi (85’) ekipi ynë vazhdon ecurinë pozitive në Bezirksliga, ku ngritet në pozitën e dytë.

Faleminderit edhe njëherë gjithë ju që po na mbështetni në hapat e tonë jemi krenar me ju.”, njofton FC Kosova.

Presidenti i klubit, Bujar Neziri, me kryesinë, janë krenar me lojën që shfaqën djelmoshat dhe për fitoren e radhës.

VFl Juchen - Garzweiler kryeson me 35 pikë por ka një ndeshje dhe tetë pikë më shumë se Kosova në vend të dyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat