Korabi kthehet me fitore nga Manastiri

Futboll

Korabi kthehet me fitore nga Manastiri

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:23
Korabi

Futbollistët e Korabit e kanë përfunduar sot pjesën vjeshtore të kampionatit në Ligën e Tretë e Maqedonisë së Veriut -Jugperëndim me fitore si mysafir ndaj ekipit të Kravarit me rezultat 1-3 (1-1 pjesa e parë).

Golat për dibranët i shënuan: Fatjon Lleshi, Femi Dumani dhe Edin Mersovski.

Me këto tre pikë Korabi është shpallur kampion dimëror me 24 pikë, ku nga 10 ndeshje ka arritur 8 fitore dhe 2 humbje.

24 pikë i ka edhe Novaci, por Korabi ka golaverazhin më të mirë.

“Sot zhvilluam ndeshjen e fundit për sivjet kundër Kravarit në Manastir ku shënuam fitore me rezultat 1-3.

Ndeshja ishte me tension të lartë, pasi edhe ata dëshironin fitoren, ata kishin edhe epërsinë e terenit vendës. Ne me fitoren e sotme jemi edhe zyrtarisht kampion dimëror, ku shpresojmë që këtë vend ta mbajmë deri në fund të kampionatit”, deklaroi Fatjon Lleshi, autor i një goli në triumfin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat