Ashton United me ofertë zyrtare për Haaland

Futboll

Ashton United me ofertë zyrtare për Haaland

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:33
Erling Haaland.

Skuadra e nivelit të shtatë të futbollit anglez, Ashton United kanë bërë ofertë për Erling Haaland.

Ashton United, e cila aktivizohet në Northern Premier League Premier Division, nivel i shtatë i futbollit në Angli, duan shërbimet e Haaland.

Klubi anglez i ka nisur Cityt një ofertë për huazim 28-ditorë për Haaland.

Për ofertën në fjalë ka folur edhe trajneri i skuadrës së Ashton United.

“Ka kuptim të nënshkruajmë me të në formë huazimi. City nuk po luan dhe ne duam ta mbajmë atë në formë”, ka thënë trajneri i Ashton United.

“Ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat