Kërkon 4 milionë euro në sezon

Futboll

Kërkon 4 milionë euro në sezon

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:55
Kërkon 4 milionë euro në sezon

Ismael Benaser ka një marrëveshje me “Djallin” deri më 30 qershor 2024 dhe klubi ka qenë aktiv prej muajsh në përpjekje për rinovimin.

Për Milanin, në fakt, Benaser është thelbësor, prandaj një kontratë e re (me rritje të ndjeshme të rrogës) përbën përparësi.

Aktualisht numri 4 i Milanit paguhet pak më shumë se 1.5 milionë euro neto në sezon dhe ideja e drejtuesve është që t’ia dyfishojnë pagën.

Musa Sisoko, menaxher i Benaserit, shpreson të sigurojë kushte më të favorshme ekonomike, duke e çuar pagën në rreth 4 milionë euro neto në sezon, jo shumë larg asaj të një tjetër lojtari kryesor të kuqezinjve si Teo Hernandez (i cili merr 4.5).

Presioni i Liverpulit për të rrëmbyer algjerianin, është një tjetër shkas që po vonon bisedimet për rinovimin, teksa pushimi prej Botërorit mund të jetë një afat kohor për të kuptuar më tepër mbi situatën dhe ecurinë e raportit mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat