​Kriza financiare detyron Vëllaznimin të tërhiqet nga Kupa e Kosovës, Prishtina kalon tutje

Futboll

​Kriza financiare detyron Vëllaznimin të tërhiqet nga Kupa e Kosovës, Prishtina kalon tutje

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:38
Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion

Sfida Vëllaznimi–Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar.

Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.

Skuadra nga kryeqyteti pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht.

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat