Giresse: Më intereson të zbuloj talente të reja për Kosovën

Futboll

Giresse: Më intereson të zbuloj talente të reja për Kosovën

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:33
Giresse

Kosova do të zhvillojë dy miqësore, këtë të mërkurë ka ndeshjen me Armeninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më datë 19 ka përballjen me Ishujt Faroe.

Në prag të sfidës që do të luhet nesër në orën 18:00 dhe që për Shqipërinë do transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 3”, trajneri i dardanëve Alain Giresse deklaroi së në këto dy takime ka si qëllim që të zbulojë talentet për skuadrën e së ardhmes.

Më tej Giresse theksoi se stili i lojës do të ndikohet më shumë nga lojtarët që ka në dispozicion, pra nga pozicioni që ata luajnë në klubet e tyre në mënyrë që të jenë në gjendje të japin maksimumin e tyre.

Grumbullimi: “Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj.”

A do luajnë të gjithë? “Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë.”

Lista: “Ka pasur ndryshime nga lista e parë dhe kjo finale, pasi ka pasur lojtarë që nuk kanë mundur të vijnë, por mendoj që afrimi i lojtarëve të rinj u jep atyre mundësinë të tregojnë veten.”

Stili i lojës: “Sa i përket stilit të lojës, mendoj se kjo varet nga lojtarët dhe cilësitë që kanë. Ndërsa sa i përket lojtarëve që janë për herë të parë, do të kenë një parapërgatitje që të jenë në gjendjen më të mirë, që të kenë një paraqitje sa më të mirë ata do i vendosim në pozicionet e tyre natyrale dhe ku luajnë në ekipet e tyre respektive.”

Do luajnë më shumë lojtarët me eksperiencë apo të rinjtë? “Për këto dy ndeshje nuk kam më të rëndësishme eksperiencën e lojtarëve, por që lojtarët e rinj të shfaqin veten dhe të jenë një zbulim për ndeshjet e së ardhmes të Kosovës. Pra rëndësi ka zbulimi i talenteve të reja.

Lojtarët nga kampionati i Kosovës? “Nuk e kemi lënë anash kampionatin e Kosovës, ka lojtar që janë ftuar nga kampionati vendas".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat