Kosova promovohet në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2023 

Futboll

Kosova promovohet në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2023 

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave është promovuar në Ligën A për raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian “Estonia 2023”.

Ky raund kualifikues do të zhvillohet në muajin mars, derisa shorti do të tërhiqet më 7 dhjetor në Nion në orën 10:00.

Ky raund kualifikues do të vendosë 7 skuadrat që do t’i bashkohen Estonisë në eventin final prej 14 deri më 26 maj. Kosova u promovua në Ligën A, si skuadra me bilancin më të mirë nga skuadrat e renditura në pozitën e dytë në Ligën B.

Vajzat e drejtuara nga Sanije Krasniqi muajin e kaluar dolën të dytat në grup me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Moldavinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat