Broja: Nuk largohem nga Londra

Futboll

Broja: Nuk largohem nga Londra

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Broja: Nuk largohem nga Londra

Sulmuesi shqiptar i Chelseas, Armando Broja, ka hedhur poshtë thashethemet rreth së ardhmes së tij.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, ka thënë se nuk do të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës. Broja thotë se për të nuk ka klub më të mirë se Chelsea.

“Gjithmonë flitet për të ardhmen time. Gjatë verës u përqendrova në përgatitjen për këtë sezon dhe dua t'i tregoj trajnerit se çfarë mund të bëj.

Kontrata e re me Chelsean është një mundësi e madhe për mua, ky ka qenë klubi im që kur kam qenë fëmije dhe dua të bëj më të mirën për të qenë titullar”, ka thënë Broja.

“Për mua është një hap i madh dhe nuk ka klub më të mirë se Chelsea për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Në një klub si Chelsea gjithmonë është vështirë të gjesh hapësirë ​​sepse konkurrenca është e fortë, por dua të punoj shumë për të siguruar vendin në skuadër”, theksoi Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat