Pamje të rralla të Fadil Vokrrit, aty ku shpërthente stadiumi...

Futboll

Pamje të rralla të Fadil Vokrrit, aty ku shpërthente stadiumi...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 nëntor 2022 Në ora: 15:13
Pamje nga ndeshja Prishtina - Hajduku

Kurrë nuk harrohen vitet më të arta të futbollit të Kosovës, vitet e 80-ta!

Vitet më të bukura, vitet ku Kosova dhe kombi shqiptar jetonte me sukseset e klubit të futbollit Prishtina të kapitenit Fadil Vokrri, Ramadan Cimilit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Edmond Rugovës, Shefqet Sinanit, Favzi Ramës, Faton Domit, Faruk Domit, Jusuf Tortoshit, Neshet Zhavelit, Xhevdet Muriqit, Mensur Nexhipit, Sahit Kelmendit, Arbnor Morinës, Rifat Mehinoviqit, Skënder Shengylit, Gani Llapashticës, Zoran Batroviqit, Agim Canës, Rexhep Gaxhollit, Rafet Prekazit, Afrim Tovërlanit, Isa Sadriut, Abdyl Bellopoja, Sllavenko Kuzelleviq, Muharrem Sahitit, Arsim Gashit, Goran Popuvac, Petre Gruesvki, Vlladisllav Gjukiqit, Dragan Lepenjicës, Muhamed Kolenoviq, Behajdin Gjinalit, Rade Zalladit, Vahedin Ajetit, Shukri Paçaradës etj. 

Prishtina për pesë vite qëndroi në Ligën e Parë ish jugosllave, një herë ishte në gjysmëfinale të Kupës së Marshall Titos.

Image

Fadil Vokrri, Xhevdet Muriqi para topit dhe në prapavijë Kujtim Shala

Foto atraktive, foto të rralla e të shkrepura nga Ilaz Bylykbashi, fotoreporter i mirënjohur.

Prishtina në zemër të çdo shqiptarit, fitoret që nuk harrohen, që besa në edicionin e parë të vitit 1983, kur debutoi me fitore me 1:0 ndaj Dinamo së Vinkovcit, pastaj e gjunjëzoi me 2:1 Partizanin e Dragan Mances. Në Prishtinë bie edhe Dinamo e famshme e Zagrebit duke humbur me 3:2. 

Image

Prishtina - Vardari,1985

Dridhet “Marakana” në Beograd, Prishtina shkëlqeu dhe triumfoi me 3:1 kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Vitet të arta, nuk harrohet edhe fitorja dy herë nga 2:0 në Prishtinë kundër Dinamos së Zagrebit, 4:0 ndaj Sarajevës, 3:0 kundër Zheleznicarit, 2:1 në përballje me Cërvena Zvezdën, me 1:0 në duel me Hajdukun duke iu falënderuar golit të Kujtim Shalës, 1:0 në ndeshjen me Partizanin falë golit të Fadil Muriqit nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, me het-trik-un e Fadil Muriqit dhe fitoren 3:2 ndaj Velezhit.

Image

Vokrri me numër 9-të, mashtron mbrojtjen e Vardarit

Fadil Vokrri kapiten, Prishtina në ndeshjen me Partizanin, Hajdukun Dinamon, Cërvena Zvezdën, Velezhin, Radniçkin e Nishin etj. kalonte shifrën 30-40 mijë shikues.

Image

Vokrri pengohet nga mbrojtja e Vardarit

Me Vardarin e Shkupit, mbi 35 mijë shikues, një fitore spektakolare me 2:0 (nga minuta e pestë me një lojtar me pak, Agim Cana përjashtohet me karton të kuq) dhe gati u dogj stadiumin, mbi 35 mijë shikues, atmosfera në Prishtinë shpërthente si “vullkan”, si në stadiumet braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat