Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari - nga minuta e parë

Futboll

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari - nga minuta e parë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:36
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00.

Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari janë futbollistët e Superligës që do të luajnë nga fillimi.

Kujtojmë se Kosova pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndeshjen tjetër miqësore, kundër Ishujve Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat