Selektori i Kosovës: Duhet të presim dhe të shohim

Futboll

Selektori i Kosovës: Duhet të presim dhe të shohim

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Selektori i Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se është ndarë i kënaqur me barazimin në ndeshjen miqësore kundër Armenisë e zhvilluar në “Fadil Vokrri”  dhe u mbyll me rezultatin 2:2.

“Çka është me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen, pasi barazuam. Sa i përket gjërave negative dhe pozitive të këtij dueli, nuk mund t’i themi tani për shkak se duhet ta analizojmë ndeshjen”.

“Gjëja pozitive ishte reagimi i lojtarëve tanë pas disavantazhit. Edhe në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë se në të parën”.

“Pas pjesës së parë, edhe bëmë ndryshime në pozicionime në fushë dhe motivuam lojtarët, të cilët reaguan për ta mbyllur ndeshjen me barazim”.

“Herët është një mendim për lojtarët se si luajtën apo cilat emra mund të jenë në të ardhmen pjesë e Kosovës. Herët është edhe ndeshja me Ishujt Faroe, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, ka thënë Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat