Dëmtimi i Brojës shqetësues

Futboll

Dëmtimi i Brojës shqetësues

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Dëmtimi i Brojës shqetësues

Miqësorja me Italinë nuk ishte perfekte për bomberin kuq e zi, Armando Broja.

Talenti i kombëtares shqiptare u largua nga fusha e lojës në fillimin e pjesës së dytë, ku në vendin e tij hyri Roshi.  Numri 9-të i Shqipërisë pësoi një dëmtim në kavilje dhe nuk dukej aspak i lehtë.

Kamerat e stadiumit fokusuan këmbën e Brojës teksa e mbante të fashuar dhe me akull dhe pasi u largua drejt dhomave të zhveshjes, u fotografua duke u mbajtur e ndihmuar nga dy persona të stafit të kombëtares.

Shkalla e dëmtimit nuk është përcaktuar ende, por me të gjitha mundësitë, ai do të mungojë ndaj Armenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat