Federata Angleze nis hetimet

Futboll

Federata Angleze nis hetimet

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Federata Angleze nis hetimet

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Tonej është kritikuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të supozuara të rregulloreve të basteve. Madje, Federata e Anglisë, ka hapur zyrtarisht një hetim, duke akuzuar qendërsulmuesin e Brentfordit, se ka shkelur rregullat 232 herë në harkun e rreth katër viteve.

“Ivan Tonej është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA.

Sulmuesi i Brentford FC supozohet se ka shkelur 232 herë rregullin e FA midis 25 shkurtit 2017 dhe 23 janarit 2021. Ivan Tonej ka kohë deri të enjten, më 24 nëntor 2022, për të dhënë një përgjigje”, – thuhet në raegimin e Federatës së Anglisë.

Pra, faktet në diskutim do të kishin ndodhur ndërkohë që Tonej kishte veshur fanellat e Skantorpit, Viganit, Peterborou dhe Brentfordit, ku ai luan që nga viti 2020. Tonej kishte hyrë në ekipin kombëtar anglez muajt e fundit.

Trajneri i Anglisë, Geret Sautgejt, e kishte thirrur atë për sfidat e Ligës së Kombeve shtatorin e kaluar kundër Italisë dhe Gjermanisë. Megjithatë, mes polemikave, Tonej nuk është përfshirë në listën e “Tre Luanëve” për Kupën e Botës në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat