Giroud: Ky është Botërori im i fundit

Futboll

Giroud: Ky është Botërori im i fundit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:45
Giroud

Olivier Giroud po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, me sulmuesin i cili është protagonist në Itali me skuadrën e Milan.

36-vjeçari është pjesë e përfaqësuese franceze në Kupën e Botës, Katar 2022, ndërsa sulmuesi e di shumë mirë që kjo do jetë hera e fundit në një kompeticion të tillë dhe kërkon të bëjë maksimumin.

“E di se do të jetë hera e fundit që do të luajë në kampionat botëror, por jam po aq energjik sa herën e parë dhe dua të shijoj çdo moment. Kemi një grup të mirë dhe natyrisht do të synojmë të triumfojmë përsëri. Deschamps do të ketë nevojë për të gjithë ne dhe do të bëjë gjithçka që të jem gati, të marrë minuta, të luaj dhe të përgjigjem në fushën e lojës. Dua të jem vendimtar. Në jetë nuk të jepet asgjë, duhet të shkosh të marrësh atë që dëshiron, të luftosh. Unë kisha vullnetin dhe motivimin për t’u rikthyer për të veshur fanellën e kombëtares dhe jam këtu. Jam shumë i lumtur” – tha Giroud.

Olivier ka debutuar me përfaqësuesen në vitin 2011 dhe deri më tani numëron 114 prezenca dhe 49 gola, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në karrierën e tij në fazën finale të një Botërori, në vitin 2014 në duelin ndaj Zvicrës në fitoren 5-2 të Francës.

Gjithashtu, Giroud është vetëm dy gola larg legjendës Thierry Henry, me këtë të fundit që ka shënuar 51 gola dhe sulmuesi i Milanit do të kërkojë të bëhet “numri një” në listën e golashënuesve më të mirë të Francës në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat