Bardhi: Ky ishte vetëm një test i asaj që na pret në mars

Futboll

Bardhi: Ky ishte vetëm një test i asaj që na pret në mars

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Bardhi: Ky ishte vetëm një test i asaj që na pret në mars

Enis Bardhi, golashënuesi i vetëm i Maqedonisë në barazimin me Finlandën, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij në Arenën “Todor Proeski” zhvilluan një ndeshje solide. Ai po ashtu theksoi se është i lumtur që shumica e përfaqësuesve të këtij ekipi tashmë janë standard në klubet e tyre.

“Mendoj se ngadalë por me siguri të gjithë lojtarët po kthehen në formë. Është vërtet mirë që shumë prej nesh po luajnë standard në klubet tona dhe është e dukshme dhe shumë e rëndësishme.

Loja jonë është shumë e ndryshme kur luajmë standard në klube. Ky ishte vetëm një test i asaj që pret në mars. Dhashtë Zoti që më pas të jemi në formë dhe të japim maksimumin për reprezentcionin”, thotë futbollisti i Trabzonspor.

Bardhi është shprehur i kënaqur me ambientin e ri dhe paraqitjet e tij në fanellën e kampionit turk.

“Ambient i ri, atmosferë e re, klub i ri. Nuk m’u desh shumë kohë për t’u përshtatur dhe jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të tillë. Ishte vërtet një ëndërr e imja të luaja për një ekip që lufton për titull dhe luan në skenën evropiane”, shtoi “dhjetëshja” e Maqedonisë.

Pas tre ditëve Maqedonia do të luajë një tjetër ndeshje testuese, kundër përzgjedhjes së Azerbajxhanit, po në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat