Hysaj e thotë hapur për individët e Shqipërisë

Futboll

Hysaj e thotë hapur për individët e Shqipërisë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:47
Hysaj

Pas miqësores së humbur me Italinë, Shqipëria do të kthehet për t’u përballur me Armeninë, atje ku priten shumë emra të rinjë.

Në konferencën për shtyp në ditën e sotme ishte trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj që folën para ndeshjes. Fillimisht ishte mbrojtësi shkodran që foli për mediat:

“Duhet ta marrim një fitore në 2022 kundër Armenisë, se ishte një vit i vështirë, kemi kaluar shumë momente të vështira.

Kështu e ka futbolli. Lojtarët e rinj? Rrinë në vendin e tyre, janë djem të edukuar dhe kanë kualitet.

Tani do të kenë më shumë mundësi të tregojnë veten kundër Armenisë. Na vjen një komb prapa, e pamë edhe me Italinë. Në Euro 2024 duhet të tregojmë vlerat tona. Individ është edhe Mesi, por nuk po fiton Botërorin. Ka djem të rinj që nuk e kuptojnë akoma situatën”, tha Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat