Kameruni është gati për sfidën me Zvicrën e Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit 

Futboll

Kameruni është gati për sfidën me Zvicrën e Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit 

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Kameruni, foto Reuters

Kombëtarja e Kamerunit ka barazuar me rezultat 1:1 me Panamanë, në ndeshjen miqësore para fillimit të Kampionatit Botëror. 

Është interesant se Kameruni nuk ka shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit miqësore. Para këtij barazimi, Kameruni u mposht nga Uzbekistani (0:2) dhe Koreja e Jugut (0:1), ndërsa barazoi kundër Xhamajkës (1:1).

Golashënuesi më i mirë i Kamerunit, Eric Maxim Choupo-Moting, hyri në lojë në minutën e 46-të dhe shënoi për 1:0 në të 48-tën.

Panama ka barazuar me golin e Michael Murillo në minutën e 55-të.

Në Kupën e Botës, Kameruni është në grupin e vështirë, në grupin G.

Rivalët e tij janë Zvicra, Brazili dhe Serbia, ndërsa kamerunasit do ta hapin kampionatin më 24 nëntor (11.00) kundër Zvicrës.

Kameruni është gati për sfidën me Zvicrën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat