Plas skandali i ri në botëror

Futboll

Plas skandali i ri në botëror

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:32
Plas skandali

Të dielën pritet që të luhet ndeshja e parë në Botëror në mes të mikpritësit Katarit dhe Ekuadorit

Mikpritja e Botërorit është një përgjegjësi e madhe, një që Katari nuk duket se po ia del mirë. Në javët e fundit, janë rritur raportohet për dhunën dhe shkeljen ndaj të drejtave të njeriut në këtë vend dhe mungesa e garancive që ata kanë për të organizuar një ngjarje që bashkon kultura të ndryshme nga e tërë bota.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tani mikpritësi i Botërorit është duke u përballur me një akuzë serioze, të cilët do të linin tek ata përshtypje të këqija. Sipas Amjad Taha, një ekspert në çështjet për politika strategjike dhe drejtor rajonal në qendrën britanike të Arabisë Saudite. Ai raportoi që tetë lojtarë të Ekuadorit besohet se kanë marrë një shumë prej 7.4 milionë dollarë që ta humbasin ndeshjen kundër Katarit.

A ka presion te Ekuadori që të humbasin kundër Katarit?

Gazetari paralajmëroi me anë të burimeve të tij të brendshme nga Ekuadori dhe Katari që i kanë konfirmuar atij operacionin duke i kërkuar që bota ta kundërshtojë “korrupsionin në FIFA”.

Sipas raportit, Katari ia ka ofruar ekuadorianëve këto para që ata t’i lejojnë të fitojnë 0-1, me një gol që do të shënohet në pjesën e dytë, në mënyrë që t’i marrin këto para. Një lajm i tillë është shumë vështirë të injorohet, pasi që Katari edhe më parë është akuzuar se ka dhënë ryshfet miliona dollarë komitetit të FIFA që ta organizojë Botërorin.

Tri ditë para së të fillojë Botërori, as qeveria dhe as Federata e Futbollit e Katarit s’i ka komentuar këto fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat