Zola: Por Kupën do ta fitojë një ekip tjetër

Futboll

Zola: Por Kupën do ta fitojë një ekip tjetër

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:39
Zola

Gianfranco Zola ka marrë pjesë në “sondazhin” e këtyre ditëve se cilën skuadrën do të mbështesë në Botërorin e Katarit në vend të Italisë që siç dihet nuk është kualifikuar. Ish-futbollisti, duke folur për Il Gazzettino, ka shpjeguar se kë do të mbështesë.

“Anglia. Është shtëpia ime e dytë dhe kam luajtur shtatë sezone në Premier League. Në javët e ardhshme do të jem në Londër, që është një arsye më shumë,” tha Zola për preferencën e tij. “Kush do të fitojë dhe kush është favorit? Argjentina që mundi Italinë në Wembley më bëri përshtypje.

“Messi është ylli, por rreth tij ka një grup kampionësh. Unë do të shtoja: Scaloni është një trajner i shkëlqyer. Argjentina ka një ekip solid dhe modern.

“Më pas qartësisht Brazili, kampionët në fuqi Franca dhe Belgjika. Këto mund të jenë gjysmëfinalistët, por edhe Anglia dhe Gjermania mund të përfundojnë mes katër më të mirave”.

Për çështjen e të drejtave të njeriut, Zola shtoi: “Nuk e kam të lehtë të përgjigjem sepse jam stërvitur në Katar dhe jam trajtuar mirë. U përpoqa të merrja informacion për të mësuar më shumë dhe më thanë se në vendet nga vijnë emigrantët, kushtet e punës janë më të këqija. Mendimi im është se Kupa e Botës mund të ndihmojë Katarin të bëjë disa reflektime. Është një mundësi për t’u rritur”.

Një reflektim më pas për mungesën e Italisë: “Do të jetë i vështirë, shumë i vështirë, ky muaj. Ne ishim të pafat, por ia kemi bërë vetes. Megjithatë, më duket e drejtë që Mancini ka qëndruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat