Muharrem Sahiti takon dy njerëz të veçantë, Nezirin dhe Malokun

Futboll

Muharrem Sahiti takon dy njerëz të veçantë, Nezirin dhe Malokun

Nga: K. Goca Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:39
Shaban Maloku - majtas, Muharrem Sahiti në mes dhe Bujar Neziri - djathtas

Legjenda e futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti, sot ka takuar dy njerëz të veçantë, me të cilët një periudhë ka kaluar me sukses pikërisht në vitet e 90-ta në klubin e futbollit Kosova e Dusseldorfit.

Drejtor i kombëtares së Kosovës, Sahiti, është takuar në Prishtinë me presidentin e FC Kosova Dusseldorf, Bujar Nezirin dhe koordinatorin e këtij klubi, Shaban Maloku.

Ata diskutuan për futbollin në përgjithësi të Kosovës, po ashtu edhe për rezultatet e lakmueshme të Kosovës së Dusseldorfit në Bezirksliga në Gjermani.

Ata u takuan para sfidës Kosovë – Ishujt Faroe, ishte një takim i përzemërt mes këtyre të lartpërmendurve.

Sahiti e njoftoi Nezirin për aktivitetin e Kombëtares, ky i fundit për rezultatet që po shënojnë në Bezirksliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat