Kush e fiton Kupën e Botës?

Futboll

Kush e fiton Kupën e Botës?

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 23:30
Kush e fiton Kupën e Botës?

Kush e fiton Kupën e Botës? Këtë pyetje do ta dëgjoni vazhdimisht në muaji e ardhshëm, teksa po bëhet gati të fillojë Kampionati Botëror Katar 2022. Janë 32 skuadra që nisin garën e në fund vetëm njëra do të festojë.

Po kush ka shanset më të mëdha për të fituar në të vërtetë trofeun?

Kësaj janë munduar t’i japin përgjigje shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në Angli. Nëpërmjet një formule matematikore që merr për bazë të gjithë ndeshjet e luajtura që nga vitit 2018, kur përfundoi Botërori i kaluar, është krijuar një ide e qartë rreth përqindjes së mundësive që ka çdo skuadër për të triumfuar në këtë aktivitet.

Në vendin e parë është Brazili, me 14,72% mundësi për të bërë të tijin trofeun. Më pas vjen Argjentina e Mesit, me 14,36%.

Pjesa e tjetër e skuadrave janë shumë të shkëputura me Holandën që mban vendin e tretë në podium me vetëm 7,84%.

TOP 10 sipas shkencëtarëve të Oksford

14,72% Brazili
14,36% Argjentina
7,84% Holanda
7,03% Spanja
6,37% Franca
6,31% Belgjika
5,6% Portugalia
4,94% Danimarka
3,84% Gjermania
3,41% Anglia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat