Chelsea mendon për transferimin e Pickford

Futboll

Chelsea mendon për transferimin e Pickford

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Chelsea mendon për transferimin e Pickford

Pronarët e rinj të Chelseas nuk janë bindur nga Kepa Arrizabalaga dhe nga Edouard Mendy, prandaj ata kanë hedhur sytë nga Evertoni. "The Sun", shkruan se Chelsea do që të sigurojë shërbimet e Jordan Pickford. 

Portieri i Evertonit ka shkëlqyer për Anglinë si në Kupën e Botës 2018 ashtu edhe në Euro 2020, duke luajtur një rol kyç për skuadrën e Gareth Southgate.

Ai ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re për të qëndruar në "Goodison Park", por ujdia ende nuk është arritur. 

Njëzet e tetë vjeçari gjendet aktualisht në Katar, ku pret të paraqitet në fushën e lojës me Anglinë, e cila do të ketë ndeshje me SHBA-në, Iranin dhe Uellsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat