​Ky është lojtari më i vlerësuar nga ndeshja Argjentinë 1-2 Arabi Saudite

Futboll

​Ky është lojtari më i vlerësuar nga ndeshja Argjentinë 1-2 Arabi Saudite

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Argjentina ka pësua disfatë tronditëse në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror duke u mposhtu nga Arabia Saudite me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Në fakt, argjentinasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë me golin e kapitenit Lionel Messi i cili shënoi nga penalltia dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Por, shumë më ndryshe shkoi situata në pjesën e dytë, e arabët që shpërthyen duke shënuar dy gola brenda pesë minutave për ta bërë përmbysjen e madhe të rezultatit.

Fillimisht baraspeshën në rezultat e ktheu Al Shehri duke shënuar në minutën e 48’ për 1-1 dhe pastaj Al Daëari përmbysi gjithçka pesë minuta më vonë duke realizuar për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Më i miri i këtij ballafaqimi ishte portieri i Arabisë Saudite Owals i cili u vlerësua me notën 7.9, kurse më i dobëti në fushë ishte portieri i Argjentinës Martinez me notën 5.7.

Lionel Messi nga i cili pritej shumë më tepër se sa një gol nga ky takim u vlerësua me notën 7.5.

Kjo humbje mund ta komplikojë tej mase situatën në grup për Argjentinën pasi do të përballet edhe me dy rivalë të vështirë, siç janë Polonia dhe Meksika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat